Ilnisa dhe Sara kanë debatuar, që në nisje të Big Brother VIP 3.
Debati mes Ilnisës dhe Sarës:
Sara: U nxeha kur Ilnisa përmendte Bardhin në bisedat tona. Më ka marrë, kur ishim tek krevati i saj, i thash që kam dëgjuar se më ruan nga Bardhi, por nuk e ke asgjë. Unë dua që debatet tona të jenë mes nesh dhe jo me Bardhin dhe Meritonin. Ilnsa atë ditë më ka dhënë dorën.
Ilnisa: Atë që di të bësh më mirë është të kamuflosh, gjëja që di më mirë është të manipulosh.
Sara: I kam thënë që sot e mbrapa jemi unë dhe ti (Ilnisa).
Ilnisa: Ti po vjedh lojën time! Unë e di që je shumë e zonja të më manipulosh. Unë fillova të të besoja çdo gjë që nxirrje nga goja.
Sara: Ti më provokon gjithë kohës. Ke gjetur një pikë të dobët dhe më provokon.