Pre. Maj 10th, 2024

Bardhi ka reaguar pas konflikteve mes partneres së tij Sarës dhe Ilnisës.

Ai u shpreh në ‘Prime-n’ e Big Brother VIP 3, se Ilnisa po luan lojë të pisët, një mendim që nuk e kishte më parë për të.

“Më pengoi shumë fjala, por si shoku i shokut tim nuk fola. Ilnisa ka bërë lojë të pistë. E mendoj këtë tani, uroj mos ta kem. Kam pasur marrëdhënie shumë të mirë me të. I kam thënë që ka pasur votat e nënës time. Por momentalisht mendoj që ka bërë lojë të pistë. Edhe po të mos ishte Sara, unë do kisha reaguar. Të dyja i kam kritikuar. Nëse vazhdoj të përmendem bashkë me Meritonin, do reagojmë, do luajmë pisët”, tha ai.

Kujtojmë, se Bardhi u shpreh pro dasmës së Ilnisës me Meritonin, dhe jo pro dasmës së tij me Sarën dhe kjo gjë e mërziti shumë këtë të fundit.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *