Pre. Maj 10th, 2024

Aktorja Olta Gixhari ka publikuar gjininë e bebit që shumë shpejt do ta sjellë në jetë.

Ajo ka zbuluar në Instagram, se do të bëhet sërish me djalë, duke u plotësuar kështu dëshira e djalit të saj.

Olta ka publikuar disa pamje nga festa, ku shihet së bashku me bashkëshortin, Dorin dhe djalin Amar.

Mirëpo ato që vihen re janë komenti i moderatores Arbana Osmani dhe koreografit, Ilir Shaqiri.

“Edhe një gocë të duhet”, i shkruan Arbana, ndërsa Olta i përgjigjet: “Jam dakord”.

Ndërsa Iliri i shkruan: “Mbajtës padjeshkash”, Olta qesh dhe i përgjigjet: “Hahahaha kryetar”.

Kujtojmë, se Olta Gixhari dhe Ilir Shaqiri ishin pjesë e jurisë së edicionit të dytë të “Dancing With The Stars Albania”.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *