Mar. Maj 14th, 2024

Aktorja Cubi Metkaj ka lajmëruar sot se do të largohet nga emisioni i mëngjesit në MCN TV.

“Miq të Zgjohu me MCN, nga sot Cubi, kjo mistrecja që na bënte të qeshnim me lot me humorin e saj ka vendosur të ndjek një rrugëtim të ri. Kjo buqetë me trëndafila është pak për ti shprehur mirënjohjen e plotë për gjithçka që i dha këtij formati që nga fillimi i saj. Suksese Cubi, suksese yll  Të duam”, thuhet në një postim në rrjetet sociale, krahas fotove të Cubit me kolegët e saj dhe me një tufë me trëndafila.

Nuk dihet nëse, ajo do t’i bashkohet nesër shtëpisë së Big Brother VIP apo jo, dhe kjo mbetet për t’u parë.

Por ajo që dihet është se vetë Cubi i ka bërë disa deklarata të forta sa i përket reality show-t.

Ndërkohë, pak ditë më parë, në një intervistë për emisionin “Ndryshe”, Cubi Metkaj u shpreh: “Misioni më pëlqen. Do ta bëj çorap Ilnisën me Meritonin”.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *