Lajmin e ka konfirmuar zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, i cili shkruan në Facebook se, DG Home (Drejtoria e Përgjithshme për Migracionin dhe Çështjet e Brendshme e BE-së) ka njoftuar se tashmë edhe Spanja i njeh pasaportat e Republikës së Kosovës dhe mund të udhëtojmë pa viza dhe drejt këtij shteti.
“Lajmet e mira vazhdojnë. Për qytetarët tanë dhe shtetin. DG Home ka njoftuar se tashmë edhe Spanja i njeh pasaportat e Republikës së Kosovës. Pra mund të udhëtojmë pa viza dhe drejt këtij shteti.
Ndërsa me 1 janar nisi lëvizja pa viza, Spanja është destinacion që i shtohet vendeve të zonës Shengen ku mund të udhëtojmë përmes liberalizimit, e ku pengesë më herët ishte mosnjohja e pasaportës sonë. Vazhdojmë tutje, për të sjellë lajme të tjera të mira, e që ndikojnë pozitivisht për qytetarët tanë”, shkruan Bislimi.
Kujtojmë se më 1 janar 2024 Kosova nisi lëvizjen e lirë pa viza në zonën Shengen.
- VIDEO/ Luiz Ejlli në Portokalli: Më tha Kiara kanë plasur ujërat, i thashë nuk jam hidraulik
- VIDEO/ “Fuqia jote ndihet dhe në heshtje”, mikesha e Heidit: E dashur dhe me këmbë në tokë!
- VIDEO/ “Moment magjik”, festa madhështore për ditëlindjen e Geraldinës, Princ Leka shfaqet për dore me partneren
- VIDEO/ Mamaja e Heidi Bacit reagon pas largimit të saj nga “Goca dhe Gra”
- VIDEO/ Shkëlqejnë sonte! Kiara dhe Luizi zbulojnë prapaskenat e Portokalli-së
- Ilnisa Agolli reagon pas lajmeve se është ndarë me Meritonin