Mër. Maj 8th, 2024

Qeveria ka dhjetëfishuar pensionin e posaçëm për personalitetet më të spikatura në vend.

“Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 5, të ligjit nr. 7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave vendosi: Dhënien e shtesës së pensionit të posaçëm shtetëror në masën e dhjetëfishit të pensionit social, por shuma e pensionit të caktuar sipas ligjit nr. 7703, datë 11.5.1993, dhe përfitimeve të caktuara sipas ligjeve për skemat suplementare dhe trajtimet e veçanta, plus këtë shtesë, të mos kalojë dymbëdhjetëfishin e pensionit social. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë”, shkruhet në vendimin e qeverisë, që është publikuar në datën 3 Janar në fletoren zyrtare.

Lista me personalitetet që përfitojnë pensionin e posaçëm:

Për dhënie shtese pensioni të posaçëm shtetëror znj. Eva Alikaj- aktore

Për dhënie shtese pensioni të posaçëm shtetëror z. Muharrem Hoxha- aktor

Për dhënie shtese pensioni të posaçëm shtetëror z. Federik Ndoci- këngëtar

Për dhënie shtese pensioni të posaçëm shtetëror z. Roland Xhoxhi- violinist

Për dhënie shtese pensioni të posaçëm shtetëror z. Leonard Tase- volejbollist dhe trajner

Për dhënie shtese pensioni të posaçëm shtetëror znj. Suzana Frashëri- soprano

Për dhënie shtese pensioni të posaçëm shtetëror z. Aurel Plasari- studiues

Për dhënie shtese pensioni të posaçëm shtetëror znj. Mimoza Ibrahimi- volejbollistja

Për dhënie shtese pensioni të posaçëm shtetëror z. Nazmi Hoxha- piktor

Për dhënie shtese pensioni të posaçëm shtetëror znj. Zhuljana Jorganxhi- poete dhe autore këngësh

Për dhënie shtese pensioni të posaçëm shtetëror z. Xhelal Kalaja- trajner basketbolli

Për dhënie shtese pensioni të posaçëm shtetëror Pavllo Mihali- atlet

Për dhënie shtese pensioni të posaçëm shtetëror znj. Diana Mata- qitëse

Për dhënie shtese pensioni të posaçëm shtetëror z. Ardian Cerga- aktor

Për dhënie pensioni të posaçëm shtetëror znj. Lulëzime Duka- volejbolliste

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *