Sht. Maj 4th, 2024

Nga “Home Alone” te klasikët si “Miracle on 34th Street”, do t’ju sjellim një listë të filmave më të bukura të të gjitha kohërave që në fokus kanë Krishtlindjet.

Home Alone

8-vjeçari, Kevin McCallister (Macaulay Culkin) përpara një udhëtimi familjar në Paris lihet që të flejë në papafingon e shtëpisë nga nëna e tij (Catherine O’Hara).

Pasi familja McCallisters nisen gabimisht për në aeroport pa Kevinin, ai zgjohet në një shtëpi të zbrazët dhe supozon se dëshira e tij për të mos pasur familje është realizuar.

Por entuziasmi i tij bie kur dy mashtrues (Joe Pesci, Daniel Stern) planifikojnë të grabisin rezidencën McCallister dhe kupton se ai i vetëm duhet të mbrojë shtëpinë.

Një kalorës mesjetar transportohet në ditët e sotme, ku bie në dashuri me një mësues të shkencave të shkollës së mesme, i cili është i zhgënjyer nga dashuria.

The Knight Before Christmas

Një kalorës mesjetar transportohet në kohë, ndërsa bie në dashuri me një mësuese të shkollës së mesme, e cila është e zhgënjyer nga dashuria.

A Castle For Christmas

Për t’i shpëtuar një skandali, një autore bestseller udhëton në Skoci, ku bie në dashuri jo vetëm me kështjellën, por edhe Dukën inatçi, që e zotëron atë.

Last Train To Christmas

Tony Towers është një personazh i famshëm vendas, një menaxher i suksesshëm klubi nate dhe është fejuar me Sue, një grua më të re. Gjërat bëhen pak të çuditshme kur ai niset në Nottingham për një bashkim familjar për Krishtlindje.

Miracle on 34th Street

Gjashtë vjeçarja Susan Walker (Mara Wilson) është skeptike për mitin e Krishtlindjeve dhe Santa Claus, një tipar që ajo ndoshta e mësoi nga nëna e saj, Dorey (Elizabeth Perkins).

Kur ngarkohet me punësimin e Babadimrit që do të pozojë me fëmijët në Macy’s, Dorey angazhon një burrë me emrin kurioz Kris Kringle (Richard Attenborough) i cili pretendon se është vetë Santa.

Deklaratat e tij priten me tallje dhe kërcënime, por një avokat i ri, së bashku me Susan dhe Dorey, i dalin në mbrojtje. /Labirinth

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *