Ish-Zonja e Parë e SHBA-së, Rosalynn Carter ka ndërruar jetë në moshën 96-vjeçare.
Njoftimin zyrtar e bëri qendra Carter, e cila konfirmoi në një deklaratë, se gruaja e ish-presidentit Jimmy Carter, në momentet e fundit të jetës ishte pranë familjes së saj.
Sipas mediave të huaja, u bë me dije se ajo kishte hyrë në një shtëpi kujdesi në shtetin e Georgias dhe po kalonte kohë me bashkëshortin 99-vjeçar, i cili ka qenë në atë qendër që nga muaji shkurt.
Ish-Zonja e Parë, Carter u diagnostikua me demencë në maj dhe gjendja e saj sa vinte dhe përkeqësohej.
Çifti në muajin korrik festoi 77-vjetorin e martesës.
- VIDEO/ “U ndalua nga policia për mashtrim”, reagon Rezart Veleshnja
- VIDEO/ Bloggerja e famshme ‘kopjon’ Luiz Ejlli, reagon këngëtari
- VIDEO/ Pas festës së Top Channel, Kiara Tito me vrap te Luiz Ejlli, ja çfarë publikon
- VIDEO/ Kiara Tito dhe Sara Hoxha festojnë bashkë suksesin e Top Channel
- London feston ditëlindjen, ja si e uron mami Sara
- FOTO/ Bora Zemani bën urimin e ëmbël për ditëlindjen e të birit: 10 vite dashuri e pastër…