Enj. Pri 4th, 2024

Në Itali mediat kanë shkruar për një djalë të vogël shqiptar, i quajtur Mattia Mehdihoxha. E veçanta e vogëlushit 5 vjeçar është se ende pa shkuar në shkollë, ai ka lexuar 125 libra dhe është vlerësuar me çmimin “Lexuesi i vitit” fundjavën e shkuar.

Mësohet se vogëlushi i kishte huazuar tekstet nga biblioteka “Bartolomeo Della Fonte” dhe i kishte lexuar një për një. Biblioteka kishte ndarë shumë libra, pa e ditur se 5-vjeçari do të ishte lexuesi më i zellshëm.

Një tjetër çmim mori dhe një 13-vjeçare që kishte lexuar 95 libra si dhe një 14-vjeçare me 79 libra për një vit.

Mësohet se 5 vjeçari ka lexuar mesatarisht 2 libra në javë, shifër impresionuese sidomos në kohët e sotme, ku fëmijët e moshës së tij duket se kanë më shumë interes për tabletët.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *