Die. Maj 5th, 2024

Aktori i famshëm amerikan, Matthew Perry është ndarë nga jeta në moshën 54-vjeçare. Sipas mediave të huaja, autoritetet amerikane kanë bërë të ditur, se Perry u gjet i pajetë në shtëpinë e tij në Los Anxhelos.

Sipas raportimeve të para, aktori që u bë i famshëm për rolin e Chandler Bing në serialin e njohur “Friends” u mbyt në vaskën e shtëpisë së tij pasi pësoi një atak kardiak.

Sipas New York Post, prindërit e tij Susan dhe John Bennett mbërritën në shtëpinë e aktorit të shkatërruar. “Warner Bros TV”, që prodhoi “Friends”, tha se “ne jemi të shkatërruar nga vdekja e mikut tonë të dashur Matthew Perry”.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *