Mar. Nën 19th, 2024

Lorik Cana flet për takimin me presidentin Macron: Ja çfarë më tha

Futbollisti Lorik Cana ka qenë dje në mbrëmje i ftuar në “Më lër të flas”, ku foli për takimin e tij me presidentin francez, Emmanuel Macron.

Ish-kapiteni i Kombëtares zbuloi se Macron i ka thënë që ishte fans i tij, për shkak se është tifoz i Marsejës, skuadra franceze ku Cana ka luajtur dhe ka qenë kapiten.

“Ma ka dërguar ftesë që të isha pjesë e delegacionit kulturor, si njeri që ka krijuar ura mes dy vendeve. E pranova direkt ftesën dhe të udhëtoja me të. Në 2 orë e 30 minuta me të, e takova vetëm për 30 minuta. Ai erdhi i fundit, takoi të gjithë njerëzit që ishin aty. Unë iu prezantova, ai më tha që të njoh shumë mirë dhe që ishte fans i imi.

Pas një orë, një orë e ca, më ftoi tek pjesa e avionit ku qëndronte Macron. Ne kishim të drejtë që në pjesën e dytë të bënim foto etj, në pjesën e për nuk lejohej të merrej telefoni. Ai më kishte ruajtur vendin pranë tij, pastaj e ndihmova dhe për fjalimin e tij shqip. Ishte një komunikim interesant, dy tifozë të Marsejës. Ishte kurioz edhe për Shqipërinë, pastaj folëm dhe për Kosovën.

Unë i fola për marrëdhëniet me Serbinë, shumë gjëra, jo për ndeshjen, i thashë që jemi të drejtuar drejt Evropës dhe duam të gjejmë vendin tonë në Evropë.

Unë i dhashë dy dhurata, së pari fanellën e Kombëtares si simbol bashkimi dhe suksesi për ne shqiptarët. Dhe dhurata e dytë, ishte fanella e fundit që kam mbajtur si kapiten i Marsejës. Ishte tepër personale si dhuratë”, tha Cana.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *