Die. Nën 24th, 2024

Pas “sherrit” me Vivien, Getinjo i del në mbrojtje, iu bën thirrje fansave: Lëreni rehat atë dhe mua

Vivien Thano deklaroi para disa ditësh në “E diell”, se arsyeja e ndarjes mes saj dhe Getinjos është se reperi luan bixhoz.

Mirëpo Getinjo u përgjigj direkt dhe e pranoi faktin që luan bixhoz, por tha se, askush në familje apo njerëzit e dashur nuk janë prekur nga kjo, ndërsa e akuzoi Vivienin, se po përpiqet të kërkojë vëmendje.

Getinjo ka reaguar sërish së fundmi me një postim në Instastory ku shkruan: “Po i lëmë shakatë anash. Ju lutem të gjithëve që më ndiqni dhe më njihni, mos e bëni të madhe punën e ish-lidhjes time edhe të gjitha ngjarjet që kanë ndodhur muajt e fundit. Jeta vazhdon, ju kisha lutur që ta lini rehat edhe personin që kam qenë me të por edhe mua. Mos e fyeni askënd mos e zmadhoni çdo gjë edhe postimet e mia nëpër rrjete sociale nuk lidhen me lidhjet e mia dashurie”. /Labirinth

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *