Die. Pri 14th, 2024

Autori, dramaturgu dhe poeti norvegjez, Jon Fosse është shpallur fituesi i Çmimit Nobel në Letërsi. Sipas akademisë suedeze, çmimi i jepet për “dramat dhe prozën e tij novatore që i jep zë të pathënës”.

BBC raporton se, përveç çmimit, Fosse merr 11 milionë korona suedeze (822,000 £), ndërsa pranoi, se ishte i tronditur dhe disi i frikësuar nga lajmi.

“E gjithë Norvegjia uron dhe është krenare sot. Një njohje e madhe e një autoriteti unik që bën përshtypje dhe prek njerëzit në mbarë botën!”, shkruajti në rrjetet sociale kryeministri norvegjez, Jonas Gahr Støre.

Sipas akademisë, romanet e tij janë të përmbledhura në një stil që është njohur si “minimalizmi fosse”.

“Organizatorët e çmimit thanë se Fosse mund të krahasohet me shkrimtarët e mëparshëm të mëdhenj modernistë si kolegët norvegjezë Tarjei Vesaas si dhe Samuel Beckett, Thomas Bernhard, Georg Trakl dhe Franz Kafka”, shkruan BBC.

Burimi: BBC /Labirinth

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *