Mër. Nën 20th, 2024

Foto+Video/ Chiara Ferragni dhe Fedez, 5 vite të martuar, blogerja: Është e vështirë, por jam e lumtur që të kam pranë

Blogerja italiane Chiara Ferragni dhe bashkëshorti i saj, reperi Frederico Leonardo Lucia, i njohur si Fedez festojnë sot pesë vite martesë.

Chiara ka postuar në Instagram disa foto nga celebrimi i martesës së tyre, ku ka lotë dhe plot emocione të bukura.

“1 shtator 2018 – 1 shtator 2023: 5 vjet të martuar dhe 7 vjet së bashku 💕 Nuk është gjithmonë e lehtë, në fakt shpesh është e vështirë (si të gjitha gjërat më të rëndësishme në jetë), por ti je personi im dhe jam shumë i lumtur që të kam pranë ♾️”, shkruan Chiara krah postimit.

https://www.instagram.com/p/CwpOszvoUWF/?utm_source=ig_web_copy_link&igshid=MzRlODBiNWFlZA==
Postimi i Chiara Ferragnit

Por edhe Fedez i ka bërë një dedikim, martesës, asaj dhe dashurisë së tyre.

“7 vite bashkë, 5 vite martesë. Në shëndet dhe në sëmundje, mes dritës dhe errësirës gjithmonë pranë meje ❤️”, shkruan reperi në Instagram.

https://www.instagram.com/p/CwpOssYoFAL/?utm_source=ig_web_copy_link&igshid=MzRlODBiNWFlZA==
Postimi i Fedez-it

Kujtojmë se, Chiara dhe Frederico janë prindër të dy fëmijëve, Leone dhe Vittoria. /Labirinth

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *