Sht. Maj 11th, 2024

Biznesmeni Gjergj Luca i premtuar Kiara Titos dhe Luiz Ejllit se do t’ju organizojë dasmën në restorantin e tij, kur këngëtari të dalë nga Big Brother Vip.

“Përshëndetje Kiara. Përshëndetja nga këtu, Pallati i Brigadave. Për Zotin dëgjo, se je edhe nga gjysma e zemrës time, nga Përmeti. Ai zotëria jot dhe nipi im Luizi kur të dalë më datën 6 se nuk na dëgjon tani, ne, unë edhe ti do i bëjmë një surprizë”, thotë Gjergj Luca në video.

Sipas tij, dasma do të bëhet në Fish City.

Dasmën tuaj do ta bëjmë këtu në këtë vend dhe do të bëjmë dasmën më të bukur që ka ndodhur ndonjëherë në Shqipëri në “Fish City”, në qytetin e Dashurisë, në qytetin e shpresës, ëndrrave”, përfundon ai. /Labirinth

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *