Die. Maj 19th, 2024

Moderatorja Arbana Osmani tha se, grupi i cili u shpall fitues në lojën me litar, që u zhvillua brenda shtëpisë së Big Brother Vip ka fituar imunitet.

Ndërkohë, që grupi, i cili nuk e çoi lojën deri në fund do të jetë në nominim. Në nominim janë Dea, Kiara, Luizi, Olta dhe Beati. Njëri prej tyre do të lërë sonte shtëpinë e “Big Brother VIP”.

Ky vendim i komunikuar nga Arbana Osmani e nervozoi tepër Luiz Ejllin, i cili këmbënguli se, në zarf nuk shkruhej që nëse dikush thyente rregullin do ta pësonte i gjithë grupi, duke shkuar në nominim. Por Arbana i tha se këto ishin rregullat dhe se duhet të kishin qenë më të vëmendshëm, kur lexuan zarfin. /Labirinth

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *