Die. Maj 12th, 2024

Një grua është arrestuar nga policia në New York City, pasi dyshohet se tentoi të vidhte dhuratat poshtë pemës së Krishtlindjeve të aktorit Robert De Niro.

Sipas BBC, gruaja është parë nga policia, teksa po hynte në bodrumin e ndërtesës së aktorit në Upper East Side.

Ndërsa sipas ABC Neës aktori 79-vjeçar, sapo ka dëgjuar zhurma ka zbritur në katin poshtë të shtëpisë, që si duket e kishte marrë përkohësisht me qira.

Një zëdhënës i De Niro ka thënë se, aktori ishte mirë dhe nuk kishte asnjë koment.Një zëdhënës i policisë së New York tha se, oficerët e ndoqën gruan dhe e kapën në dhomën e ndenjes, teksa ajo u përpoq të fuste dhuratat në çantën e saj. Oficerët kanë thënë se, nuk e dinin se shtëpia ishte e De Niros. Një zëdhënës i policisë tha se hetimi po vazhdon“, shkruan BBC. /Labirinth

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *