Janë publikuar pamje të reja, që tregojnë rrënojat e RMS Titanic, siç nuk është parë kurrë më parë: në cilësi të plotë 8K, rezolucioni më i lartë i ekranit aktualisht i disponueshëm.
Ky është një rezolucion horizontal prej 8,000 pikselësh, ose dy herë më i qartë se një televizor 4K. Kjo do të thotë, se ka një nivel të paparë detajesh dhe ngjyrash në këtë eksplorim të fundit të anijes së mbytur prej 110-vjeçare.
Sipas CNN, videoja u regjistrua nga “OceanGate Expeditions” në vizitën e saj në vitin 2022 në vend, i cili shtrihet 2.4 milje nën sipërfaqen e Atlantikut të Veriut, rreth 400 milje detare nga Newfoundland nw Kanada. /Labirinth