Pre. Maj 10th, 2024

Shumica prej nesh rrallë i zgjedhin trenat si një mjet për të udhëtuar, pasi preferojnë privatësinë e një makine ose komoditetin dhe shpejtësinë e një aeroplani.

Pavarësisht ritmit të shpejtë të jetës sonë në ditët e sotme dhe stresit për të arritur shumë shpejt në destinacionet tona, udhëtimi me tren të jep një tjetër ndjesi. Ka diçka romantike dhe poetike në udhëtimin me tren.

Po sikur të mund të shihnit bukuritë dhe pamjet e dhjetëra vendeve në një udhëtim 21-ditor prej 18,755 kilometrash? Ky supozohet të jetë udhëtimi më i gjatë me tren në botë, nga Portugalia në Singapor.

Ky udhëtim do të ketë një kosto prej rreth 1200 €. Si fillim do të vizitoni 13 vende të ndryshme nga Spanja, Polonia dhe Bjellorusia në Mongoli, Tajlandë dhe Malajzi në pjesën aziatike të udhëtimit.

Por një udhëtim kaq i gjatë nuk mund të bëhet direkt me tren dhe pa ndalesa. Sigurisht që do të përfshihen disa natë qëndrimi gjatë udhëtimit 21 ditor dhe do t’ju duhen gjithashtu disa udhëtime të shkurtra midis qyteteve në stacione të ndryshme treni.

Pra, përgatituni për një përvojë të paharrueshme dhe aventureske. /Labirinth

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *