Hën. Kor 29th, 2024

Chiara Ferragni dhe Fedez festojnë sot 4 vjetorin e martesës së tyre. Në një postim në rrjetet, sociale reperi italian shkruan se, kanë qenë bashkë në gëzim dhe në vuajtje, në shëndet e në sëmundje. Fedez tregon se si sëmundja e tij e ka forcuar më shumë lidhjen e tij me blogeren Chiara Ferragni

“4 vite martesë së bashku, asnjëherë si sot ajo fraza “në gëzim e dhimbje, në shëndet e në sëmundje” është e mbushur me një kuptim të thellë pothuajse të pamundur të shpjegohet me fjalë. Netët të përqafuar e duke qarë, në një periudhë plot pasiguri na kanë forcuar më shumë se kurrë”, shkruan Fedez në rrjetet sociale.

Duke falenderuar familjen e tij, ai shprehet se Chiara i ka dhuruar gjënë më të çmuar të jetës, fëmijët e tij.

Faleminderit që jeni pranë meje në këtë vit të komplikuar, faleminderit që më dhatë forcën për të përballuar sëmundjen, por mbi të gjitha faleminderit që më dhe gjënë më të çmuar nga të gjitha: dy fëmijë të mrekullueshëm, e vetmja arsye për të luftuar me thonj dhe dhëmbë. Të dua Ferry 🤍”, përfundon Fedez.

Kujtojmë se, Fedez para pak kohësh kaloi një situatë të vështirë lidhur me shëndetin e tij. Ai e bëri lajmin publik, teksa tregoi se kishte një tumor të rrallë neuroendokrin të pankreasit. Më pas Fedez kreu një operacion të vështirë që zgjati 6 orë. Pas operacionit, ai bëri me dije se, për momentin ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.

Fedez është i martuar me blogeren e famshme italiane, Chiara Ferragni, me të cilën ka dy fëmijë, Leon dhe Vittorian. Ai Kujtojmë se, Fedez më 26 gusht këndoi në “Sunny Hill Festival” në Tiranë. /Labirinth

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *