...
Mar. Pri 23rd, 2024

Duke e nisur nga 10-1, këto janë dhjetë qytetet jo vetëm më të bukura, por edhe ku mund të jetoni të lumtur, sipas dëshirave tuaja. Do të gjeni nga të gjitha, histori, art, gjallëri etj.

Për më tepër lexoni më poshtë:

10. Nëse i doni qytetet e lashta, Bergamo, në pjesën veriore të Italisë është vendi ideal për ju. Qyteti i Bergamos është një mundësi e shkëlqyer për të jetuar dhe është ideal për familjarët.

Bergamo

9. I famshëm për djathin parmixhano dhe proshutën e Parmës, ky qytet është parajsa e gastronomisë. Ai gjithashtu rrethohet nga shumë muze, kisha dhe pallate interesante.

Parma

8. Përveç Kullës famshme që duket sikur nga momenti në moment do të rrëzohet, Pisa është gjithashtu e famshme për kishat e shumta, historinë kulturore dhe muzetë. Ajo gjithashtu ka një themel të fortë ekonomik.

Pisa

7. Bolonja është një nga qytetet më të vjetra në Itali, që do të thotë se është një qytet historik dhe shumë i bukur për të jetuar.

Bologna

6. Firence mund të quhet qyteti i studentëve, pasi përqindja më e madhe e popullsisë janë studentë, gjë që e bën atë, një vend të shkëlqyeshëm për ata që pëlqejnë gjallërinë.

Florence

5. Napoli është një nga qytetet më populluara në mbarë botën dhe ka një trashëgimi të pasur historike. Ai ka një nga identitetet më të forta kulturore në Itali, gjë që e bën atë një vend atraktiv për të jetuar.

Naples

4. Nëse doni të jetoni brenda një përralle, atëherë zgjidhni Venecian, që është një nga qytetet më romantike në botë, me arkitekturë magjepse dhe njerëz shumë miqësorë.

Venice

3. Ato që e bëjnë Torinon të veçantë janë elementët kulturorë. Por gjithashtu edhe ushqimin, historinë dhe artin më të mirë.

Turin

2. Ky vend është shtëpia e disa universiteteve të famshme të Evropës dhe gjithashtu e modës. Milano kozmopolit dhe magjepsës, e sigurt që nuk do t’ju zhgënjejë.

Milan

1. Një nga vendet më të përshtatshme për t’u zhvendosur ose thjesht për të marrë me qira një apartament për disa muaj është Roma. I ka të gjitha!

Roma

/Labirinth

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Përshpejtuesi i SerafinititBannerText_Përshpejtuesi i Serafinitit
Aktivizon shpejtësinë e lartë të faqes për të qenë tërheqës për njerëzit dhe motorët e kërkimit.