Hën. Shk 26th, 2024

Një 30 vjeçar ka humbur jetën teksa ishte duke punuar në një firmë mermeri në Shijak.

Mësohet se, i riu ka humbur jetën aksidentalisht, duke punuar me vinç.

“Rreth orës 08:30, në lagjen Kodër Shijak, në ambientet e firmës me administrator shtetasin A. D., është aksidentuar duke punuar me vinç, shtetasi E. D., 30 vjeç (djali i shtetasit A. D.), banues në Shijak, i cili për pasojë ka humbur jetën”, njofton policia.

Sipas saj, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. /Labirinth

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *