Pre. Maj 17th, 2024

(Në foto ylli rus i rokut, Boris Grebenshchikov)

Disa muzikantë në Rusi po censurohen, pasi kanë performuar kundër lu.ftës në Ukrainë.

“Arsyeja e këtij vendimi ishin deklaratat e ashpra që këta muzikantë bënë ndaj Rusisë në kontekstin e situatës së vështirë mes Rusisë dhe Ukrainës”, thuhet në deklaratën e një prej kompanive më të mëdha të medias ruse, Russian Media Group (RMG).

Kompania mediatike tha se respekti për dëgjuesit e saj ishte përparësia kryesore dhe “qëndrimi arrogant dhe përçmues i muzikantëve ndaj dëgjuesve rusë” nuk i la asaj zgjidhje tjetër veçse të ndërpresë kontratën e saj me artistët.

Ndërkohë ylli rusi i rokut, Boris Grebenshchikov thotë për BBC, se ka kaluar gjysmën e jetës së tij nën një lloj ndalimi.

Ka pasur ndalime në vitet ’70, në vitet ’80, nuk ka asgjë të pazakontë. Pastaj të njëjtët njerëz që të ndalojnë, të japin çmime”, u shpreh ai. /Labirinth

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *