Mër. Maj 8th, 2024

Eva jeton në Zyrih të Zvicrës, së bashku me familjen e saj, dhe pasionin për gatimit, estetiken dhe të bukurën.

Të treja këto, i ka ndërthurur mjeshtërisht në “Eva Torten”, një emër i ri në botën e pastiçerisë.

Gjithkush e përcjell pasionin e tij, nëpërmjet formave të ndryshme, e ndërsa Eva ka zgjedhur, t’i shtojë më shumë ngjyra gatimit të ëmbëlsirave.

Për mua ëmbëlsirat janë një formë për të shprehur veten. Më tepër se sa kaq. Unë nuk e konsideroj gatim, por krijim. Më sjell një ndjenjë lirie, duke përcjellë të gjithë dashurinë dhe energjinë time, në atë që krijoj”, thotë Eva.

Kushdo që i ka provuar tortat e saj shumëngjyrëshe, me siguri që bashkë më embëlsinë e tyre ka shijuar edhe talentin e saj. Ndërkohë kushdo që ende nuk i ka provuar, jam e sigurt që shumë shpejt do të trokasë në “derën” e Evës.

Nëse jeni në prag të ditëlindjes, apo një feste të rëndësishme familjare, krijimtaria e pastiçieres, jo vetëm që do t’ju ëmbëlsojë, por edhe do t’ua bëjë dekorin e tryezës suaj sa më origjinal dhe më të bukur.

Për çdo porosi, “Eva Torten” mund ta gjeni në faqen e saj në “Instagram” ose në faqen e saj në web që e gjeni KËTU.

Më poshtë po ju sjellim disa nga krijimet e “Eva Torten” në Zvicër:

/Labirinth

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *