Mër. Maj 8th, 2024

Si sot para 90 vjetësh lindi shkrimtari i njohur, Dritëro Agolli. Ai lindi në Menkulas të rrethit të Devollit afër Korçës, ndërsa ndërroi jetë më 3 shkurt 2017 në Tiranë.

Pasi mori mësimet e para në vendlindje, vazhdoi gjimnazin e Gjirokastrës. Më pas vazhdoi studimet e tij në Falkutetin e Arteve në Shën Petersburg.

Ka punuar shumë kohë si gazetar në gazetën e përditshme “Zëri i Popullit” dhe për shumë vjet ka qenë kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë.

Krijimtaria e tij letrare është mjaft e pasur në gjini e lloje të ndryshme: poezi, poema, tregime, novela, romane, drama, skenarë filmash, etj.

Është fitues i disa çmimeve dhe i nderimeve të tjera. Për 30 vite me radhë Dritëro Agolli u zgjodh deputet. /Labirinth

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *