Enj. Maj 9th, 2024

Burimi: Alda Bardhyli/ News 24

Shkrimtari Ismail Kadare ka uruar bashkëshorten e tij Helenën me fjalët më të bukura për ditëlindje.

“Është gruaja më e afërt e imja në këtë botë. Kështu ka qenë që në fillim të njohjes sonë, e deri tani në mbarim, në këtë pjesë të fundit të jetës. Njeriu më i afërt, që më ka dhënë gjithë gëzimet e kësaj bote, ndaj së cilës ndihem i detyruar për gjithçka. Shumë e vështirë të gjej një fjalë, që përkufizon gjithë lidhjen tonë. Zakonisht për gjërat e bukura të kësaj bote, gjërat e mëdha, gjërat e përjetshme, nuk i përkufizon dot, nuk e durojnë dot përcaktimin në fjalë gjuhësore. Prandaj nuk do ta merrja përsipër një aventurë të tillë”, ka thënë Kadare. /Labirinth

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *