Sht. Gus 31st, 2024

Demokrati Fatbardh Kadilli ka reaguar pas lajmit se ambasadorja e SHBA-ve, Yuri Kim i kërkoi Bashës që Berisha të mos ishte i pranishëm në sallën e Parlamentit në shtator.

Ai thotë se këtë veprim Basha duhej ta kishte bërë me kohë dhe nuk duhet të priste t’ia kërkonte Yuri Kim.

“Është e turpshme që kryetari i Partisë Demkratike vihet me shpatulla pas muri nga Ambasadorja e USA për një çështje që zvarritet prej kohe, për një çështje që bën sikur nuk është. Është e pafalshme që vendimet e nesërme të jenë në kundërshtim me standardin dhe kërkesat e SHBA, vendit që ka një peshë të madhe në krijimin dhe mbështetjen e Partisë Demokratike. Është e papranueshme që Kryetari, pas këtij takimi, të kryejë veprime dhe të marrë vendime të detyruara vetëm e vetëm për të ruajtur karrierën apo karriken, por aspak pse ai beson me sinqeritet tek aleanca strategjike me SHBA”, u shpreh ai.

Kujtojmë se Kadilli garoi në zgjedhjet për kryetar të PD-së, ku fitoi Basha. /Labirinth

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *