Sht. Maj 11th, 2024

Sali Berisha i është përgjigjur ambasadores së SHBA-ve, Yuri Kim e cila i kërkoi sot Bashës që ish-kryeministri të mos ishte i pranishëm në Parlament në shtator si deputet.

“Asnjë shpifje, trillim apo sajim nuk mund të pengojë kurrë Sali Berishën të permbushe misionin e tij të besuar nga zgjedhësit shqiptar në mbrojtje të interesit kombëtar dhe publik të shqiptarëve”, shkruan Berisha.

Ndërsa i kujton diçka.

“Nuk e di nëse takimi i sotem i Zj. ambasadore Kim ka ndonjë nxitje nga denoncimi im i marrëveshjes së dyshimtë që u njoftua se u arrit në prani dhe me nxitjen tuaj midis Kryetares se KLGJ, Llagami dhe Instututi East West që sipas burimeve amerikane drejtohet nga Delina Fico. Duke ju kërkuar mundësisht të bëni transparente këtë marreveshje ju siguroj se sikundër deri sot do të denoncoj çdo aferë të dyshimtë nga cilido dhe pa asnjë hezitim”, shkruan Berisha, i cili para pak kohësh u shpall “non grata” nga SHBA. /Labirinth

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *