Die. Maj 19th, 2024

Gazetarja Klodiana Lala ka treguar se si është zbuluar aktiviteti i paligjshëm i prodhimit të testeve false të Covid-19.

“Është një operacion interesant për mënyrën se si është çelur hetimi. Një shtetas shqiptar që do udhëtonte jashtë shtetit ka kërkuar të ndryshojë të dhënat pasi ka konstatuar një gabim në gjeneralitete dhe ka shkuar në vendin ku ka pretenduar se ka bërë testin e COVID dhe nga këtu është zbuluar i gjithë aktiviteti. Urdhër-arrestet priten në orët në vijim. Sipas prokurorisë, mjekët në bashkëpunim me persona të tjerë, prodhonin teste të COVID-19 false duke marrë 35-40 euro për çdo test”, raportoi Lala. /Labirinth

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *