Enj. Maj 9th, 2024

*Burimi: The Guardian

Çmimi i aksioneve të Coca-Cola ra nga 56.10 dollarë në 55.22 dollarë menjëherë pas gjestit të Ronaldos i cili po bën xhiron e rrjeteve sociale.

Sipas “The Guardian” vlera e tregut e Coca-Cola shkoi nga 242 miliardë dollarë në 238 miliardë dollarë, një rënie prej 4 miliardë dollarësh.

Por çfarë ndodhi në konferencën për mediat në “Euro 2020”?

Cristiano Ronaldo teksa ishte i ftuar në një konferencë për mediat në “Euro 2020” hoqi dy shishet e Coca-Cola të vendosura para tij me pretekstin se preferonte ujë në vend të pijes së gazuar.

Nuk e dimë nëse kjo është anti-reklamë, pasi tashmë dihet që kapiteni i Portugalisë është mbështetës i jashtëzakonshëm i jetës së shëndetshme, por dëmi tashmë Coca-Colës iu bë. Po ashtu dimë se Ronaldo është kundër pijeve të gazuara.

“Agua!”, tha ai në portugalisht, duke mbajtur shishen e ujit lart dhe duke i inkurajuar njerëzit në këtë mënyrë të zgjedhin këtë pije. /Labirinth

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *