Aktori amerikan Joe Lara, i njohur më shumë për rolin e tij si Tarzan, mendohet se ka humbur jetën pas një përplasje aeroplani në Tenesi.
Sipas BBC, 58-vjeçari është në mesin e shtatë personave që mendohet se u vranë ditën e shtunë, kur një aeroplan u përplas në një liqen afër qytetit të Smyrna.
Gruaja e tij dietologe, Gwen Shamblin Lara, e cila themeloi një kishë për humbjen e peshës, është gjithashtu midis viktimave, raporton BBC.
Ekipet e shpëtimit thonë se gjetën mbeturina dhe mbetje njerëzore në vendin e rrëzimit.
Z. Lara hoqi dorë nga aktrimi në 2002 për të ndjekur një karrierë në muzikën country. Ndërsa gruaja e tij, përveçse ishe udhëheqëse e kishës për humbjen e peshës duke u bazuar në besim, gjithashtu shkroi edhe një libër.
BBC njofton se aeroplani Cessna C501 i Laras po mbante shtatë persona teksa rreth orës 11:00 me orën lokale (17:00 GMT) të së shtunës u rrëzua pak pasi u ngrit nga aeroporti i Smyrna gjatë rrugës për në Palm Beach të Florida-s, thanë zyrtarët. /Përshtatur nga BBC për Labirinth
MIDDAY UPDATE: Percy Priest Lake Small Jet Crashhttps://t.co/G12NI69Trk
— Rutherford County Fire Rescue (@RCFireRescue) May 30, 2021
NTSB on scene as lead investigating agency, partnering with the Federal Aviation Administration and local officials. pic.twitter.com/96ywsCe2q4