Enj. Pri 11th, 2024

Ditën e sotme nëpër media po qarkullojnë disa video të “TikTok-ut” të kryetares së Gjykatës së Elbasanit, Enkeleda Kapedani e cila shihet duke “sfiluar” në ambiente të Gjykatës.

Ndërkohë pas kësaj ngjarje, Inspektori i Lartë i Drejtësisë, Artur Metani, ka urdhëruar nisjen e hetimit disiplinor ndaj kryetares së Gjykatës së Elbasanit.

“Zyra e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë u njoh me materialet filmike të shpërndara në media mbi magjistraten E.K, kryetare e Gjykatës Elbasan. Inspektori i Lartë i Drejtësisë Artur Metani ka urdhëruar nisjen e hetimit disiplinor ndaj magjistrates për rastin”, thuhet në njoftimin e ILD.

Lidhur me këtë ngjarje ka reaguar edhe ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjoni.

“Të pakomentueshme shfaqjet e gjyqtares së Elbasanit dhe për të ardhur keq që qysh prej dhjetorit 2019, i kam kërkuar me shkrim KLGJ-së verifikimin dhe marrje mase për të pas lirimit të një subjekti kriminal. Tani uroj që jo vetëm të merret masa e duhur, por edhe të hetohet në mënyrë të thelluar gjendja pasurore e kësaj gjyqtareje. Tipike për një pjesë të atyre që nuk kanë kaluar ende Vetingun dhe vijojnë të gërryejnë drejtësinë nga brenda! Reforma nuk do ndalet dhe kush e ka turpëruar drejtësinë do të përballet me të deri në fund”, shkruante Gjonaj.

Ndërsa vetë, Kapedani e kontaktuar nga “A2 News” ka thënë se nuk e di se kush i ka shpërndarë videot.

“Unë nuk kam TikTok”, ka thënë Enkeleda Kapedani. /Labirinth

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *