Radio Europa e Lirë njofton se Komisioni Evropian u propozoi sot të gjitha vendeve anëtare të BE-së që gradualisht të lehtësojnë masat e udhëtimit gjatë verës.
Komisioni tha se propozimi i tij është që njerëzit plotësisht të vaksinuar duhet të përjashtohen nga testimi ose karantina kur udhëtojnë nga një vend i BE-së në një tjetër, raporton REL.
1. Personat të cilët do të kenë certifikatën digjitale COVID-19, përmes së cilës dëshmojnë se kanë marrë dozën e fundit të vaksinës kundër COVID-19, nuk duhet t’u nënshtrohen asnjë mase kufizuese. Ata duhet ta kenë marrë dozën e fundit të vaksinës së paku 14 ditë para udhëtimit.
2. Personat të cilët dëshmojnë se e kanë kaluar infektimin nga ky virus. Të miturit që udhëtojnë në shoqërinë e atyre që gëzojnë këto mundësi do të duhej të kenë të njëjtat të drejta.
3. Për të tjerët, Komisioni Evropian ka propozuar që masat të zbatohen varësisht se nga cila zonë arrijnë në BE.
4. Për ata të cilët arrijnë nga zonat e gjelbra nuk do të ketë asnjë masë kufizuese.
5. Për ata që arrijnë nga zona portokalli do të kërkohet vetëm testi negativ, por jo edhe karantina.
6. Për ata që arrijnë nga zonat e kuqe do të kërkohet karantinë vëtëm derisa të jenë në pritje të rezultatit të testit.
7. Për qytetarët që vinë nga zona “e kuqe e mbyllur”, pra ato që kanë një situatë të rëndë epidemiologjike, do të kërkohet testimi dhe karantina.
Komisioni ka propozuar që testet PCR të pranohen me afat prej 78 orësh, ndërsa testet e shpejta – antigjen të jenë të vlefshëm për 48 orë, ndërsa është duke diskutuar edhe me shtetet tjera që të kenë një njohje të ndësjelltë të certifikatave të COVID-19 në mënyrë që të lehtësohet udhëtimi edhe nga ato shtete. /Referuar REL, Labirinth