Pre. Nën 29th, 2024

Ermal Meta rikthehet me një koncert në Tiranë për një arsye të veçantë!

Më 29 korrik, këngëtari Ermal Meta do të rikthehet me një koncert në Tiranë. Lajmin e ka bërë të ditur vetë ai, gjatë një interviste për mediat italiane.

Ai do të mbajë një koncert në stadiumin “Air Albania”, me rastin e 30-vjetorit të tranzicionit në Shqipëri.

“Më 29 korrik do të jem në stadiumin ‘Air Albania’ në Tiranë. Kanë kaluar 30 vjet që kur regjimi komunist ka rënë dhe ne menduam ta festonim me muzikë. Unë jam italian dhe shqiptar dhe kam zgjedhur të bëj një koncert për nder të njerëzve nga vendi ku vij, të cilët arritën të fitojnë lirinë“, tha Ermal Meta për mediat italiane. /Labirinth

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *