Pre. Maj 10th, 2024

Kina ka njoftuar se do të lejojë çiftet të kenë deri në tre fëmijë, pasi të dhënat e regjistrimit treguan një rënie të madhe në nivelet e lindjeve.

Në vitin 2016, Kina hoqi politikën e saj, e cila prej dekadash lejonte vetëm një fëmijë, duke e zëvendësuar atë me një kufi prej dy fëmijësh, por mesa duket edhe kjo shifër nuk ka arritur t’i çojë në një ngritje të qëndrueshme lindjet.

BBC raporton se kostoja e rritjes së fëmijëve në qytete ka penguar shumë çifte kineze. Ndërsa masa e fundit u miratua nga Presidenti Xi Jinping në një takim të zyrtarëve të lartë të Partisë Komuniste.

Sipas agjensisë së lajmeve Xinhua, ajo do të vijë me “masa mbështetëse, të cilat do të jenë të favorshme për përmirësimin e strukturës së popullsisë së vendit tonë, duke përmbushur strategjinë e vendit për të përballuar në mënyrë aktive një popullsi në plakje dhe për të ruajtur avantazhin, dhurimin e burimeve njerëzore”, raporton BBC.

Por organizata e të drejtave të njeriut “Amnesty International” tha se kjo ishte akoma një shkelje e të drejtave seksuale dhe riprodhuese.

“Qeveritë nuk kanë asnjë biznes që rregullon sa fëmijë kanë njerëzit. Kina duhet në vend të kësaj të respektojë zgjedhjet e jetës së njerëzve dhe t’i japë fund çdo kontrolli invaziv dhe ndëshkues mbi vendimet e planifikimit familjar të njerëzve,” tha kreu i ekipit të grupit të Kinës, Joshua Rosenzweig.

“Nëse zbutja e politikës së lindjes ishte efektive, politika aktuale e dy fëmijëve duhet të ishte provuar të ishte gjithashtu efektive” i tha Agjensisë së lajmeve Hao Zhou, një ekonomist i vjetër në Commerzbank. /Përshtatur nga BBC për Labirinth

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *