Pre. Maj 17th, 2024

Këngëtarja amerikane me origjinë shqiptare, Ava Max ka folur për origjinën e saj gjatë një interviste për “Spout Podcast” të Apple Music.

“Prindërit dhe vëllai im kanë lindur të gjithë në Shqipëri. Vëllai im ishte rreth shtatë vjeç kur u largua nga Shqiperia bashkë me prindërit. Ata qëndruan në Francë për një vit. Vëllai im filloi të flasë frëngjisht dhe unë gati do të kisha lindur në Paris. Ata dinin vetëm shqip kur linda unë në Wisconsin kështu që unë fillimisht dija vetëm shqip. Kur shkova në kopsht, nuk dija anglisht. Ndoshta vetëm përshëndetje”, tha Ava. /Labirinth

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *