Die. Maj 19th, 2024

Kompania farmaceutike AstraZeneca, në një deklaratë për mediat, të dielën, përsëriti se vaksina e saj kundër COVID-19 rezulton të jetë e sigurt dhe se ata vazhdimisht monitorojnë sigurinë e saj.

“Nga më shumë se 17 milion njerëz të vaksinuar në BE dhe MB me vaksinën COVID-19 AstraZeneca nuk kanë rezultuar prova të ndonjë rreziku të embolisë pulmonare, trombozës, ose trombocitopenisë”, u shpreh kompania, sipas Anadolu Agency.

Kompania vuri në dukje se deri më tani në të gjithë BE-në dhe në Britani të Madhe, ka pasur 15 raste të raportuara me DVT dhe 22 raste të embolisë pulmonare në mesin e atyre që kanë marrë vaksinat, bazuar në numrin e rasteve që kompania ka pranuar që nga 8 marsi.

“Është shumë më e ulët sesa pritej të ndodhte natyrshëm në një popullatë kaq të madhe dhe është e ngjashme. Raporti mujor i sigurisë do të bëhet publik në faqen e internetit të Agjencisë Evropiane të Barnave javën tjetër, në përputhje me masat e jashtëzakonshme të transparencës për COVID-19”, thuhej në deklaratë.

Gjatë prodhimit të vaksinës, më shumë se 60 teste për cilësinë janë kryer nga AstraZeneca dhe partnerët e saj dhe po ashtu nga më shumë se 20 laboratorë të pavarur testimi.

“Për të kapërcyer pandeminë, është e rëndësishme që njerëzit të vaksinohen kur ftohen ta bëjnë këtë,”, tha Ann Taylor, zyrtarja kryesore mjekësore e kompanisë.

Ajo tha se kompania do ta mbante çështjen nën shqyrtim, por gjithashtu vuri në dukje se provat e disponueshme nuk konfirmojnë se vaksina është shkaku i personave që kanë shfaqur probleme. /Përshtatur nga Anadolu Agency për Labirinth

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *