Një i ri, 28-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e koronavirusit. Bëhet fjalë për arkitektin Geri Lika.
Lajmin e ka bërë me dije kolegia e tij, teksa i ka dedikuar disa fjalë prekëse në rrjetet sociale.
“Nuk kam fjalë të përshkruaj tronditjen që na ka shkaktuar humbja e tij neve që e njihnim prej një viti dhe vetëm mund t’a marrim me mend dhimbjen shkatërruese për Olën e tij, nënën, babain, motrën e gjithë të afermit e tij”, shkruhet në mesazh.
Mësohet se 28-vjeçari ishte i shtruar prej disa ditësh në një spital në Turqi, por si duket nuk ia ka dalë dot. /Labirinth