Të gjithë e njohin këngën “Ktheu ti” të Bleros e cila edhe sot vazhdon të pëlqehet nga publiku. Mirëpo si duket një grup gjerman i quajtur Clo(rona)1444 e kanë marrë këngën pa lejen e autorit.
Ata kanë publikuar në llogarinë e tyre në Instagram një pjesë të klipit të tyre të ri, ku dëgjohet edhe një pjesë e këngës.
Mirëpo Blero nuk e la me kaq, ai u ka dhënë “ultimatum” që për 24 orë ta largojnë këngën nga rrjetet sociale.
“Unë kam kontaktuar me ta dhe u kam dhënë afat vetëm 24 orë kohë për ta larguar këngën nga rrjetet sociale, pasi ata nuk e kanë në pronësi këngën.”, ka thënë Blero përveç së tjerash për Telegrafin. /Labirinth