Pre. Shk 9th, 2024

Këngëtarja Fifi është kritikuar për humbjen e saj në peshë. Një ndjekëse i ka shkruar se me pamjen e mëparshme i jepte forcë të tjerëve, ndërsa tani është bërë njësoj si të gjitha vajzat e famshme.

Por Fifi ia kthen në mënyrën më të mirë të mundshme.

“Për mesazhe të tilla unë kam vetëm një përgjigje. Unë çdo herë e kam dashur trupin tim si kur kam qenë 100 kg si tani 69 kg. Zoti ju bekoftë e ju dhëntë dashuri në vend të vrerit! Me shumë dashuri Fifi”, i është përgjigjur Fifi.

Fundja gjithëkush e di vetë se çfarë bën me trupin e tij. /Labirinth

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *