Enj. Pri 4th, 2024

Presidenti i Amerikës, Donald Trump është nominuar për Çmimin Nobel të Paqes për vitin 2021. Kjo ka ardhur pas përpjekjeve të tij për të ndërmjetësuar paqen midis Izraelit dhe Emirateve të Bashkuara Arabe.

Sipas Fox News, emri i presidentit amerikan është propozuar nga politikani norvegjez Christian Tybring-Gjedde.

“Për meritat e tij, unë mendoj se ai ka bërë më shumë përpjekje për të krijuar paqe midis kombeve sesa shumica e të nominuarve të tjerë për Çmimin e Paqes.”, tha Tybring-Gjedde.

Të martën, një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë njoftoi se Trump do të mbajë një ceremoni nënshkrimi në 15 Shtator për një marrëveshje që normalizon marrëdhëniet midis Izraelit dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.

Kujtojmë se marrëveshja e fundit e nënshkruar deri më tani në Shtëpinë e Bardhë ishte ajo Kosovë-Serbi, për çështje ekonomike por edhe politike, por që u lidhën edhe me Izrealin. / Përshatur nga Sky News për Labirinth

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *