Enj. Mar 21st, 2024

Në një takim me mjekët e Infektivit të cilët qëndrojnë në krye të detyrës në kohë pandemie, kryeministri Edi Rama tha se vendi nuk do të mbyllet apo do të izolohemi sërish, pasi sipas kreut të qeverisë kjo sjell dëme të tjera.

“Nuk zgjedhim dot mbylljen dhe izolimin si opsion të vazhdueshëm, sjell dëme dhe shkatërrime të tjera. Jo vetëm në aspektin ekonomik por edhe social.”, tha kryeministri Rama.

Ndërsa më tej ai informoi se qeveria shqiptare ka bërë rezervim për vaksinën e koronavirusit kur ajo të dalë. Edhe pse opozita në vend pretendon të kundërtën.

“Kemi bërë rezervim për vaksinën kur do të dalë. Pa llogaritur kompetentët e FB, që flasin për çhipa, që do ju përgjojnë ku do shkojnë, çfarë do bëjnë, që janë fantazi e çmendur.”, u shpreh kreu i qeverisë.

Ndërsa dha edhe një lajm të gëzueshëm për mjekët dhe infermierët. Ai premtoi një rritje të konsiderueshme pagash për të gjithë mjekët dhe infermierët.

“Duam të realizojmë një rritje të konsiderueshme pagash, jo 5 apo 7%. Do bëjmë një rritje pagash të konsiderueshme, ende po kalkulojmë për shumën. Përtej bonuesit 1 mijë euro, që ju si në vijën e parë do t’i merrni deri në fund, do të jeni në një nivel në mesataren e lartë të rajonit. Këtë duam ta bëjmë fakt në fillim të vitit të ardhshëm. Me të filluar viti të gjithë ju të keni një rritje në pagë. Është një objektiv i detyruar.”, përfundoi Rama i cili tha se largimi i mjekëve ka rënë ndjeshëm. /Labirinth

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *