Pre. Nën 22nd, 2024

Covid-19/ Fillon trajtimi i pacientëve me plazmë gjaku. Ja se si mund të shpëtohen jetë

Gjatë takimit me kryeministrin Edi Rama, shefja e Spitalit Infektiv, Najada Çomo tha se ka filluar trajtimi me plazmë gjaku i pacientëve me koronavirus.

“Ka një muaj e gjysmë që përgatitemi për plazmën sot filloi mjekimi i dy pacientëve”, u shpreh ajo duke bërë thirrje për më shumë dhurim.

Plazma e gjakut dhurohet nga pacientë të cilët e kanë kaluar koronavirusin, pasi në këtë plazmë gjenden anti-trupa që luftojnë Covid-19.

Në këtë mënyrë shanset për shërimin e pacientëve të infektuar janë më të mëdha. /Labirinth

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *