Enj. Dhj 5th, 2024

“Asnjë centimetër ndërtime dhe kulla”, Robert Ndrenika tregon projektin e Teatrit të ri. Por a duhet të dyshojmë?

Aktori i madh, Robert Ndrenika thotë se në projektin e Teatrit të ri që do ndërkohet nuk ka asnjë centimetër ndërtim apo kulla.

Teksa tregon se dje është njohur me projektin pasi e kanë thirru në zyrë, regjisori Altin Basha, drejtori i teatrit, Hervin Çuli dhe inxhinier Bejleri, ai falenderon Aleancën për Mbrojtjen e Teatrit dhe Partinë Demokratike, pasi sipas tij të gjitha vërejtjet e tyre i ka gjetur të rregulluara në projektin e Teatrit të ri.

Dje më thirrën regjisori Altin Basha, drejtori i teatrit, Hervin Çuli dhe inxhinier Bejleri, në një zyrë arkitekture dhe pashë skicat dhe projektin e ndërtimit të teatrit të ri. U kënaqa shumë. Me këtë rast dua të bëj një falënderim (për dijeni edhe të mikes sime, gazetares Fatmira Nikolli) dua të falënderoj Aleancën për Mbrojtjen e Teatrit dhe Partinë Demokratike, sepse gjatë gjithë kohës që unë pashë këto skica si edhe projektin e teatrit të ri, pata parasysh vërejtjet dhe sugjerimet që kanë bërë Aleanca dhe PD-ja, duke dashur që në projekt, të jenë të pasqyruara të gjitha vërejtjet e tyre për teatrin.
Të gjitha këto vërejtje i gjeta të rregulluara në projektin e teatrit të ri. Për shembull, në të gjithë territorin e teatrit, në asnjë centimetër të tij, nuk do të ketë ndërtime të tjera dhe as kulla. I gjeta të pasqyruara në atë projekt të gjitha kërkesat e tyre përveç njërës ‘që teatri do bëhet, aty ku ishte, por do bëhet shumë herë më i mirë nga sa ishte’. Teatri i ri, do të jetë me kushte bashkëkohore si shumë teatro europianë.“, është shprehur ai për “News 24”.

Mirëpo asnjëherë nuk u sqarua pozicioni i aktorit të njohur të skenave shqiptare lidhur me shembjen e Teatrit Kombëtar. Njëherë u tha po e njëherë u tha jo! Por ai që e bëri më transparente çështjen ishte një peticion i vetë artistëve që ishin pro shembjes së Teatrit dhe ndërtimit të një të riu. E në krye të listës ishte edhe Robert Ndrenika.

Ndërkohë kujtojmë se dy ditë më vonë, në mëngjesin e 17 majit, fadromat e Bashkisë shkuan dhe e shkatërruan Teatrin bashkë me gjithë historinë e tij. /Labirinth

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *