Enj. Nën 21st, 2024

Si sot 51 vite më parë shkeli njeriu i parë në Hënë!

Në 21 korrik të vitit 1969 njeriu i parë shkeli në hënë. Kështu Neil Armstrong, Nuzz Aldrin dhe Michael Collins, astronautë amerikanë në bordin e anijes kozmike “Apollo 11”, mbërritën në Hënë.

Rreth 6 orë pas mbërritjes, Neil Armstrong realizoi një risi duke shkelur mbi sipërfaqen e satelitit të Tokës.

Duke ecur mbi sipërfaqen e Hënës, Armstrong hyri në histori me fjalët: “Ky është një hap i vogël për njeriun, një kërcim gjigant për njerëzimin.”

Kush ishte Neil Armstrong?

Ai bëri një fluturim prej 78 orë mbi Korenë si Pilot i Forcave Detare. Në vitin 1971 u largua nga NASA dhe filloi të punojë në Universitetin e Cincinnati’t. Deri në vitin 1979 vazhdoi në këtë Universitet si Profesori i Inxhinieri i Hapësirës Ajrore. Prej vitit 1985 deri në 1986 ka qenë në shërbim të Komisionit Ndërkombëtar i hapësirës Ajrore. Në vitin 1986 ishte nënkryetar i komisionit të krijuar për hulumtimet e aksidentit Challenger. Ishte i martuar, dhe kishte dy fëmijë. Vdiq në moshën 82-vjeçare më 25 gusht të vitit 2012. /Labirinth-Referuar Wikipedia-s

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *