Sht. Maj 11th, 2024

Është ndarë nga jeta sot në moshën 54-vjeçare, humoristi i njohur i Estradës së Shkodrës, Anton Krosaj. Mësohet se ai vuante prej kohësh nga një sëmundje e rëndë dhe se nuk e ka mposhtur dot.

E kushedi sa e sa herë e kemi parë nëpër skenë humoristin shkodran i cili lindi më 26 Janar 1966 në Shkodër dhe e nisi karrierën e tij si aktor në shfaqjet e Fabrikës së Duhan-Cigareve. Në vitin 1985 mbaroi Shkollën e Mesme Industriale.

Gjatë kësaj kohë, ai mori pjesë në shumë shfaqe dhe luajti shumë role në shfaqet e Fabrikës Duhan-Cigare. Më pas në vitin 2003 nisi si aktor me Estradën Profesioniste në Shkodër.

Krosaj ka marrë pjesë në disa komedi të RTSH-së me regji të Arjan Culiqi.

Disa nga to janë:

-Para nga qielli

-Piruet

-Pesha e gruas sime

-Pavioni zero

-Personazhe në kurth. /Labirinth

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *