Sht. Maj 11th, 2024

Që prej ditës së sotme, me vendim të qeverisë shqiptare do të mbyllen të gjitha klubet e natës, diskot, lounge bar dhe çdo lloj shërbimi të kësaj natyre qoftë në mjedis të hapur, apo të mbyllur. Lajmin e dha Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu nëpërmjet një deklarate për mediat.

Me vendimin e Qeverisë, nga sot hyn në fuqi Akti Normativ i cili:

-Ndalon hapjen e klubeve të natës, diskove, lounge barve dhe çdo lloj shërbimi të kësaj natyre në mjedis të mbyllur apo të hapur, përveç restoranteve. Mosrespektimi i këtij detyrimi nga subjektet, dënohet me gjobë 3 000 000 lekë dhe me pezullim të aktivitetit për një periudhë një vjeçare.

-Ndalon muzikën pas orës 20.00 në të gjithë mjediset e shërbimeve të çfarëdolloji. Mosrespektimi i këtij detyrimi nga subjektet, dënohet me gjobë 1 000 000 lekë dhe në rast përsëritje, me pezullim te aktivitetit për një periudhë gjashtë mujore.

Sipas ministres Manastirliu, Qeveria Shqiptare ka vendosur që nga sot, t’i thotë stop kësaj sfide që u bëhet rregullave të vendosura për të frenuar pandeminë, me qëllim uljen e numrit të infeksioneve.

“E kemi thënë dhe nuk do të lodhemi së përsërituri: Prioriteti ynë Nr.1 është mbrojtja e jetës së qytetarëve. Me vetëm këtë prioritet në mendje, do të marrim të gjitha masat e nevojshme. Nuk duhet të harrojmë për asnjë moment, se e gjithë bota është në një moment pandemie. Nuk duhet të harrojmë për asnjë moment, se për të mbrojtur shëndetin, duhet që gjithësecili të bëjë pjesën e vet, dhe gjithësecili të marrë përgjegjësi për veten dhe tjetrin.“, tha Manastirliu.

Ndërsa kujtojmë se javën e kaluar qeveria e bëri të detyrueshme vendosjen e maskës në çdo ambient të mbyllur. /Labirinth

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *