Sht. Maj 11th, 2024

Specialistja e ISHP-së, Eugena Tomini tha sot se Komiteti Teknik ka vendosur që të heqë nga protokolli mbajtjen e dorezave. Ajo theksoi se askush nuk mund të gjobitet për këto raste.

Duhet të bëhet një saktësim për mbajtjen e dorezave. Disa teori, jo të saktësuara sa i përket disa rekomandimeve, janë rrëzuar. Në disa studime të fundit dhe në rekomandimet e OBSH, kanë hedhur poshtë mbajtjen e dorezave, përjashto personelin mjekësor. Ndërkohë pjesa tjetër e popullatës, nuk duhet. Komiteti Teknik e ka përjashtuar nga protokolli mbajtjen e dorezave.“, u shpreh Tomini për “News 24”.

Eugena Tomini, specialiste e ISHP

Ajo theksoi më tej se heqja e dorezave mund të bëhet kudo, përveç atyre rasteve ku duhet të plotësohen masat e higjenës.

Heqjen nga përdorimi të vendosjes së dorezave, vetëm në rastet kur kemi përdorim në gastronomi, apo dhe nëpër kuzhina. Përdorimi i dorezave në bare dhe restorante është hequr nga komiteti. Maska është e detyrueshme që të mbahet në ambientet e brendshme. Ndërkohë ambientet e mbyllura, në institucione, në fasoneri, apo dyqane, është e detyrueshme. Në lokalet e natës, jo të gjithë pjesëtarët e tavolinës, nuk janë anëtarë të një familje.“, theksoi ajo më tej.

Që prej fillimit të pandemisë kanë qarkulluar shumë teori për mbajtjen apo jo të dorezave, por ajo që dihet me siguri është se mbajtja e maskës është e detyrueshme në ambientet e mbyllura, dhe rekomandohet të mbahet nëpër grumbullime të caktuara. /Labirinth

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *