Edlira Çepani ka shkruar disa fjalë zemre për partnerin e saj të jetës, Gerti Bogdani, i cili u nda papritur nga jeta më 18 shtator, pasi pësoi një goditje në zemër.
“Ndërkohë që rishoh këto emisione të viteve të shkuara, vazhdoj ta falenderoj Zotin çdo ditë për ty Gerti im. E falenderoj që pata fatin të të kisha në krah në këtë jetë, se rrallë herë i vijnë kësaj bote njerëz si ti! E falenderoj edhe tani, që ti nuk je më fizikisht, sepse kam fatin të të kem etalonin tim të vlerave dhe shembullin më të mirë për t’u ndjekur, si për vete, ashtu dhe për Ajrën dhe Reinartin tonë. Faleminderit që më zgjodhe mua që të ecnim bashkë për dore! Ti do jesh gjithmonë drita në rrugën time!”, shkruan ajo.
- VIDEO/ Ç’po ndodh? Puthje dhe përqafime mes Eglit dhe Gjestit
- Këto 3 shenja Horoskopi do të testohen nga yjet sot
- “Faleni një zemër që ju ka lënduar pa dëshirë”, Horoskopi i datës 11 Prill
- VIDEO/ Bieta Sulo feston 40-vjetorin, djali i saj e surprizon në emision
- Rudina Dembacaj: Ja dhurata më e shtrenjtë që kam marrë nga Marku
- VIDEO/ Momente të bukura mes Gjestit dhe Eglit