Aktori i humorit, Visjan Ukcenaj, ka bërë deklarata të qarta në lidhje me spekulimet për pjesëmarrjen e tij në edicionin e 4 të Big Brother VIP.
Në një intervistë të fundit, Ukcenaj ka thënë se nuk ka qëllim të jetë pjesë e këtij formati, pasi planifikon të rikthehet në programin “Portokalli” në tetor.Ai gjithashtu ka theksuar se nuk është në natyrën e tij të eksperimentojë me këtë lloj formati dhe se për të është shumë e vështirë të largohet nga familja e tij për një periudhë të gjatë.
“Portokallia do të fillojë sezonin e ri në tetor dhe do të ketë ndryshime, për momentin kaq mund të them. Nuk do të futem në Big Brother VIP dhe çdo lajm që qarkullon për mua është ‘fake’. Mesa e njoh veten time, nuk mendoj të eksperimentojë në këtë formë. Madje, nuk rri dot dhe larg familjes, prandaj nuk do futem”, tha aktori.
- VIDEO/ Marrëdhënia me Erandin, motra e Elinarës bën deklaratën e fortë
- Laert Vasili: Jam në njohje me një vajzë, i përket botës së të famshmëve!
- “Mos i beso të mirës që shet veten”, Neda bën dedikim për vogëlushen e saj: Shiko sa keq t’i ka kapur flokët mami, Suzie!
- Luiz Ejlli reagon pas ndeshjes: Serbia iku me 1 pikë, ne dolëm me 1 komb në këmbë!
- “Energjia në kulm, priten lajmë të mira”, Horoskopi i datës 8 Qershor
- VIDEO/ Luiz Ejlli uron Kurban Bajramin: Shqiptarët nuk e kanë ndarë kurrë sofrën sipas kishës apo xhamisë!